Kurdisi ndeshjet, dënohet pamëshirshëm sportisti, përjashtohet për 8 vite

Tenis

Kurdisi ndeshjet, dënohet pamëshirshëm sportisti, përjashtohet për 8 vite

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Enrice Lopez Perez

Tenisti spanjoll Enrice Lopez Perez është përjashtuar për 8 vite nga garat pasi rezultoi fajtor në përfshirjen e skemës së trukimit të ndeshjeve në vitin 2017.

Njësia e Integritetit të Tenisit konstatoi se 29-vjeçari është përfshirë në 3 raste fiksimi të ndeshjeve dhe për rrjedhojë duhet të vuajë një dënim të rëndë.

“Çështja disiplinore u shqyrtua nga oficeri i anti-korrupsionit Ricard MecKlaren në 5 nëntor.

Ai konstatoi se Enrice Lopez Perez ka thyer rregulloat e Programit të Anti-Korrupsionit të Tenisit në 3 raste në vitin 2017, ndërsa dy akuzat e tjera nuk janë provuar”, shkruhet në njoftimin e Njësisë së Integritetit të Tenisit.

Lopez arriti rezultatin më të mirë në vitin 2018 duke u renditur i 154-rti në listën botërore të tenistëve meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat