Vdes kampioni i Wimbledonit dhe Australian Open!

Tenis

Vdes kampioni i Wimbledonit dhe Australian Open!

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Vdes kampioni i Wimbledonit dhe Australian Open!

Një tjetër lajm i trishtueshëm për sportdashësit! Vdes ish kampioni i Wimbledonit Alex Olmedo.

Njeriu që fitoi Wimbledonin në vitin 1959 ka vdekur në moshën 84-vjeçare pas një sëmundje të rëndë,  tumor në tru.

Kështu që, bota e tenisit mbeti pa një kampion tjetër.

Përveç Wimbledonit, Olmedo gjithashtu fitoi Australian Open në vitin 1959.

Ai lindi në vitin 1936 në Peru, për të shtegtuar më vonë në Shtetet e Bashkuara si adoleshent.

Ai udhëhoqi amerikanët në trofeun Davis Cup në vitin 1958, dhe atë vit ai fitoi në dyshe në US Open me Ham Richardson. Në finalen e Wimbledon të vitit 1959, ai mundi të famshmin Rod Laver.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat