Kurdisi 4 ndeshje

Tenis

Kurdisi 4 ndeshje

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:25
Kurdisi 4 ndeshje

Një tenist algjerian është përjashtuar përgjith një nga sporti.

Bëhet fjalë për 23-vjecarin Aymen Ikhlef, që nga 11 dhjetori i këtij viti i është ndaluar të marrë pjesë në të gjithë evente sportive tenistike.

Ai është akuzuar për kurdisje ndeshjesh nga “Tennis Integrity Unit”, duke u bërë tenisti i tretë në pak javë që merr një dënim të tillë.

Përveç përjashtimit, tenisti duhet të paguajë edhe një gjobë prej 100 mijë dollarësh. Në bazë të hetimeve, ai ka trukuar rezultatin e 4 ndeshjeve.

Jo vetëm kaq, por ai ka inkurajuar lojtarë të tjerë të vendeve të ulta në renditje që të trukojnë ndeshjet e tyre, duke mos dhënë maksimumin në fushë.

Renditja më e mirë e Aymen Ikhlef në karrierën e tij ka qenë vendin 1739 në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat