Nadal: Jam i lumtur që e kam kujtim atë fanellë

Tenis

Nadal: Jam i lumtur që e kam kujtim atë fanellë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:57
Nadal: Jam i lumtur që e kam kujtim atë fanellë

Rafael Nadal dhe Roger Federer janë dy rivalë të fortë në fushë, por edhe dy miq të mirë jashtë saj. Tenisti spanjoll, në një intervistë për “Marca”, kujton një episod që ai ka patur me kolegun zviceran.

Ngjarja ka ndodhur në finalen e turneut të Hamburgut në vitin 2007, në fushat me bar. “Në atë ndeshje, Roger më mposhti në finale dhe arriti fitoren nr.81 radhazi në fushat me bar, duke vendosur rekord”, kujton Nadal.

“Pas ndeshjes i kërkova Roger fanellën e tij dhe ai ma dha.

Është një fanellë që ai e ka mbajtur kur vendosi rekordin historik.

Jam i lumtur që e kam kujtim atë fanellë, të cilën e kam vendosur në muzeun tim në Akademinë e tenisit”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat