Nadal dhuron ushqim për familjet në nevojë

Tenis

Nadal dhuron ushqim për familjet në nevojë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Nadal dhuron ushqim për familjet në nevojë

Spanjolli Rafa Nadal ka shpërndarë donacione ushqimi nëpër Spanjë, në familjet që kanë nevojë në këto kohë të vështira.

Fondacioni i Rafael Nadal do të shpërndajë më shumë se 3.000 kg ushqim në Bankën e Ushqimit në Mallorca.

Përmes një komunikimi zyrtarë të Nadal në rrjetet sociale, ai bën të ditur që këto ndihma do të shkojnë për familjet të cilat gjenden në një situatë të pasigurt dhe për të përmbushur një nevojë themelore si ushqimi.

Tenisti gjithashtu ka uruar Krishtlindjen këto ditë përmes llogarive të tij të ndryshme, duke theksuar vështirësinë e vitit që po mbaron. “Varet nga ne që gjërat të mos përkeqësohen”, ishe mesazhi i 34 vjeçarit.

Ai kërkoi që të ketë sa më shumë kujdes në këto kohë pandemike që jemi tani dhe të punojmë në atë mënyrë që të mbaroj sa më shpejt kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat