​Roger Federer tërhiqet nga turneu “Australian Open 2021”

Tenis

​Roger Federer tërhiqet nga turneu “Australian Open 2021”

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:29
Roger Federer

Kampioni 20 fishtë nuk ka luajtur në një turne që nga arritja në gjysmëfinale në” Australian Open 2020” pasi bëri një operacion artroskopik në gjurin e tij të djathtë.

"Në fund Roger nuk ia doli të jetë gati për një Grand Slam dhe ai është shumë i zhgënjyer që nuk do të vijë në Melburn në vitin 2021," tha drejtori i turneut “Australian Open” Craig Tiley.

"Ne i urojmë të gjitha të mirat ndërsa përgatitet për rikthimin e tij më vonë gjatë vitit dhe mezi presim ta shohim atë në Melburn më 2022."

Më parë në dhjetor, Federer tha në “Sëiss Sport Aëards” se shërimi i tij nga operacioni i gjurit kishte zgjatur më shumë sesa pritej dhe ishte i pasigurt se ai do të ishte gati për Grand Slamin e parë të tenisit në sezonin 2021.

"Do të kisha shpresuar se do të isha 100% në tetor. Por ende nuk jam sot. Do të jetë vështirë për Australian Open," citoi media lokale Federerin të thoshte pasi u emërua atleti më i mirë i Zvicrës në 70 vitet e fundit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

"Shpresoj se do të ketë diçka për të parë me mua vitin e ardhshëm. Nëse jo, atëherë kjo është një pikë e pabesueshme përfundimtare."

39-vjeçari u rikuperua nga një dëmtim në gju në vitin 2016, duke u kthyer për të fituar dy Grand Slam.

Australian Open është planifikuar të fillojë më 8 Shkurt 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat