Fiton dhe hyn në karantinë

Tenis

Fiton dhe hyn në karantinë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:29
Fiton dhe hyn në karantinë

Gjatë ndeshjes së turit të dytë të fazës kualifikuese të Australian Open për meshkuj në tenis ka ndodhur diçka e pabesueshme. Amerikani Denis Kudla mposhti 2-0 (6-4, 6-3) francezin Elliot Benchetrit, ndeshje e dominuar nga fituesi. Gjithsesi, problem është fakti se Kudla, praktikisht në fundin e ndeshjes (në rezultatin 5-3 të setit të dytë), mësoi se ka dalë pozitiv me Covid-19.

Amerikani vijoi lojën, fitoi edhe “game” e fundit të atij seti dhe krejt ndeshjen.

Ai që zbuloi gjithçka është humbësi përmes një postimi në “Instagram”, ndërkohë që tenisti amerikan është përjashtuar nga turneu kualifikues dhe ka hyrë në karantinë.

“Është e paimagjinueshme që lejohen të tilla situata, që nuk japin para kohe rezultatin e testit, dukë vënë në rrezik jetën e tenistëve, gjyqtarëve etj”, tha tenisti francez Elliot Benchetrit. Ai kupton se edhe vetë nuk ka mundësi të vijojë garën, pasi ashtu sikurse tenisti amerikan edhe ai francez ka hyrë në izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat