Australian Open: Kryeministri i Viktorias ia refuzon kërkesat tenistit serb Djokovic

Tenis

Australian Open: Kryeministri i Viktorias ia refuzon kërkesat tenistit serb Djokovic

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:00
Novak Djokovic

Kryeministri i shtetit të Australisë, Viktoria, Daniel Andrews nuk do ta bëjë asnjë ndryshim në rregullat e karantinës për lojtarët e turneut të tenisit Australian Open, duke e hedhur poshtë një listë me kërkesa që ia kishte bërë numri një i botës Novak Djokovic.

Kampioni në fuqi i grand slamit Australian Open, serbi Djokovic ia kishte dërguar një letër shefit të qeverisë së Viktorias, e cila përmbante disa kërkesa për lojtarët të cilët janë futur në karantinë në Melburn.

Hiç më pak se 72 tenistë kanë mbetur të ngujuar pas rastit të pestë me koronavirus në aeroplanin që po i sillte lojtarët, trajnerët, gjyqtarët dhe gazetarët në Viktoria, shtetit ku mbahet grand slami i parë i vitit.

Kjo nënkupton se këta tenist nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre të hotelit, apo të ushtrojnë për 14 ditë.

Tenistë të tjerë ndodhën në karantinë më të lehtë, sepse lejohen të ushtrojnë pesë orë në ditë, përfshirë Djokovicin, Rafael Nadalin dhe Serena Williamsin.

“Njerëzit janë të lirë të dërgojnë lista me kërkesa, por përgjigja ime është jo”, tha kryeministri i Vitorias, Andrews.

“E kam thënë shumë qartë, e kam shpjeguar qartazi paraprakisht. Prandaj nocioni se ka pasur ndryshime, nocioni se njerëzit s’u njoftuan nuk ka kurrfarë integriteti, dhe unë nuk e besoj asnjë fjalë për këtë”, shtoi ai.

“Lojtarët e tjerë e bënë të qartë se i kishin të qarta rregullat dhe unë nuk mund të jem më i qartë se kaq”, iu përgjigj ai Djokovicit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat