Shpërthen australiani: Gjoka është një budalla

Tenis

Shpërthen australiani: Gjoka është një budalla

Më: 19 janar 2021 Në ora: 11:01
Shpërthen australiani: Gjoka është një budalla

Novak Gjokoviq është duke kaluar përsëri një moment jo të mirë, pas komenteve të fundit për “tretman” special të tenistëve para fillimit të “Australian Open”.

Numri një i botës u etiketua si një “budalla” nga australiani Nicos Kyrgios, dhe rekomandimet e tij u hodhën poshtë nga institucionet në Melbourne.

33 vjeçari serb sugjeroi që për tenstitë duhet të këtë rregulla më të buta të karantimit, ku ata mund të dalin si dhe të vendosen në shtëpi me salla tenisi.

Gjokoviq, nuk e trajton seriozisht pandeminë e koronavirusit, ku vitin e kaluar organizoi një turne që doli të ishte jashtëzakonisht problematike, pasi shumë tenistë u infektuan me virus.

“Të sugjerosh që lojtarët të kenë kohë më të shkurtë të karantimit është jo vetëm qesharake, është ofendim për banorët e Australisë” u shpreh Sam Growth, analist dhe ish lojtar i Australisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat