Tenistët në protestë

Tenis

Tenistët në protestë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:51
Tenistët në protestë

Pas polemikave të lindura prej karantinës së detyrueshme para Australian Open tani është radha e orareve të stërvitjes që ka krijuar të tjera konflikte mes tenistëve dhe organizatorëve të grand slam-it.

Sipas programit të bërë publik nga organizatorët, duke parë numrin e madh të tenistëve dhe duke u bazuar në masat anti-Covid, stërvitja do të jetë e reduktuar dhe në orare aspak të përshtatshme për disa nga pjesëmarrësit.

Do të ketë tenistë që do të zhvillojnë stërvitje në orën 06:30 të mëngjesit, duke krijuar mjaft pakënaqësi. Kjo ka ndodhur pasi për tenistët janë vënë në dispozicion vetëm 3 fusha për stërvitje, për të evituar shpërndarjen e tyre.

Tenistët do të stërviten dy e nga dy (një tenist në njërën anë të fushës), pa patur mundësi t’i ndërrojnë ato. Kjo situatë ka krijuar mjaft pakënaqësi te tenistët, që kanë protestuar për orarin e stërvitjes dhe kanë kërkuar që ato të ndryshojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat