ATP Cup: Mungon Nadal, Djokovic e nis me fitore

Tenis

ATP Cup: Mungon Nadal, Djokovic e nis me fitore

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:52
Djokovic

Mbrojtjen e titullit e nisi me fitore.

Novak Djkovic e mundi në ndeshjen e parë të “ATP Cup 2021” kanadezin, Denis Shapovalov.

Kampioni në fuqi i kësaj gare e mposhti  dy me zero në sete teniserin numër 12-të në ranglistën e ATP-së në “Melburn Park” të Australisë ku po zhvillohet gara.

Rezultati i ndeshjes ishte 7:5, 7:5, në të dy setet për tenistin serb, i cili lojën e mbylli për një orë e 54 minuta. Ndeshjen e parë nuk e zhvilloi bartësi i dytë i turneut, spanjolli Rafael Nadal.

Ai nuk arriti të riaftësohet nga lëndimi që e ka pësuar ditë më parë në shpinë.  Kudërshatri i Nadal-it në këtë ndeshje ishte australiani,  Alex De Minaur.

Vitin e kaluar këta dy garues patën dhuruar spektakël në ATP Cup. Probleme për të debutuar e as për ta fituar ndeshjen nuk pati rusi, Daniil Medvedev. Për 1 orë e 40 minuta ai e mposhti argjentinasin, Diego Shëartzman,  dy me zero në sete, rezultati 7:5 dhe 6:3.

Befasinë më të madhe në ditën e parë e shkaktoi tenisti  italian, Matteo Berrettini, i cili mposhti austriakun, Dominic Thiem.

Numri tre i botës u dorëzuar ndaj italianit për 1 orë e 22 minuta lojë, duke e humbur ndeshjen 2 me 0 në sete, rezultati 6:2 dhe 6:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat