Telashe me garën Australian Open

Tenis

Telashe me garën Australian Open

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:15
Telashe me garën Australian Open

Rasti me Covid që u identifikua 24 orë më parë në hotelin ku ishin akomoduar tenistët pjesëmarrës në grand slamin e Australian Open ka detyruar organizatorët të marrin disa masa. Së pari, të gjithë tenistët kanë hyrë sërish në izolim.

Ata kanë kryer tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes. Të gjitha ndeshjet e planifikuara të luheshin në Melburn ditën e enjte janë pezulluar. Po ashtu, është shyrë me 24 orë edhe hedhja e shortit të Australian Open, që nis më 8 shkurt.

Pavarësisht situatës së krijuar, organizatorët e turneut thanë se më 8 shkurt Australian Open do të nisë rregullisht. “Ata që do të dalin negativë nga tamponi do të rikthehen menjëherë në fushë për ndeshje apo stërvitje”, thanë organizatorët.

“Ditën e hënë turneu do të nisë normalisht dhe publiku do të jetë i pranishëm në ndeshje. Shanset që nga ky rast pozitiviteti të lindin probleme më të rënda janë minimale. Për ne rëndësi ka shëndetësi të tenistëve dhe publikut”, tha Craig Tiley, presidenti i Australian Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat