Befasi në Australi

Tenis

Befasi në Australi

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Befasi në Australi

Raundi i dytë i grand slam të “Australian Open” për femra në tenis ka dhuruar sërisht befasi. Nga turneu është eliminuar kampionia në fuqi, tenistja amerikane Sofia Kenin, pasi që u mund me 2-0 në sete  (6-3, 6-2) nga tenistja estoneze Kaia Kanepi.

Nga ky turne, deri më tani janë eliminuar nga teniste pretendente si Viktorja Azarenka, Petra Kvitova e Bianka Andreesku.

Nuk zhgënjen numri 1 në botë, tenistja australiane Eshli Barti, e cila me 2-0 në sete (6-1, 7-6) mundi patrioten e saj Daria Gabrilova.

Në ndeshjet e tjera për femra spikat fitorja e numrit 6 në botë, çekes Karolina Pliskova, që mundi 2-0 (7-5, 6-2) amerikane D.Collins. Fiton edhe tenistja zvicerane Belinda Bençiç, që mundi 2-1 rusen Svetlana Kuznetsova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat