Barty kualifikohet në raundin e 4-t

Tenis

Barty kualifikohet në raundin e 4-t

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Barty kualifikohet në raundin e 4-t,

Janë mbyllur ndeshjet e randit të tretë të grand slam të Australian Open për femra në tenis.

Numri 1 në botë, tenistja australiane Ashleigh Barty, fitoi me lehtësi 2-0 (6-2, 6-4) ndaj ruses Ekaterina Alexandrova. Fitore e lehtë e tenistes vendase, që tregoi epërsi në fushë në të dyja setet dhe avancon në raundin e katërt.

Më tej kualifikohet edhe numri 5 në botë, tenistja ukainase Elina Svitolina, që mposhti 2-0 (6-4, 6-0) Yulia Putintseva të Kazakistanit. Ndërsa tenistja serbe Donna Vekic eliminoi estonezen Kaia Kanepi, duke fituar 2-1 (5-7, 7-6, 6-4).

Eliminohet numri 6 në botë, tenistja çeke Karolina Pliskova, që u mund 2-0 (7-5, 7-5) nga patriotja e saj Karolina Muchova, ndërsa belgia Elise Mertens mposhti 2-0 zviceranen Belinda Bencic (6-2, 6-1).

Në raundin e katërt avancojnë edhe tenistet amerikane Shelby Rogres, Jennifer Brady e Jessica Pegul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat