Serena Williams arrin në çerekfinale të Australian Open

Tenis

Serena Williams arrin në çerekfinale të Australian Open

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:04
Serena Williams

Tenistja legjendare, Serena Williams ka arritur në çerekfinale të turneut Australian Open.

Serena Williams ka arritur në çerekfinale të Australian Open në një ndeshje spektakolare ku mposhti tenisten Aryna Sabalenka.

Williams ishte duke humbur ndeshjen 1-4, për të prodhuar një rikthim magjik dhe për tu kualifikuar në çerekfinale.

Serena mundi Sabalenkën me rezultatin, (6-4), (2-6) dhe (6-4) në njërën nga duelet më interesante të këtij turneu.

“Unë vetëm ndjeva që edhe lojërat që humba ishin afër fitores. Jo të gjitha, por ndoshta shumica, unë vetëm duhej të luaja më mirë. E dija që mundja sepse ende nuk kam mbërrijtur majën dhe mendova me vete ‘Ok, Serena, e ke nën kontroll, vetëm vazhdo’”, tha Serena Williams pas fitores mahnitëse.

Në mbështetje të Serenës ishte edhe motra e saj, Venus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat