Nadal nuk arriti të thyejë rekordin e 20 Grand Slam

Tenis

Nadal nuk arriti të thyejë rekordin e 20 Grand Slam

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:25
Nadal nuk arriti të thyejë rekordin e 20 grand slam

Rafael Nadal nuk arriti të thyejë rekordin e 20 grand slam që ai e Roger Federer ndajnë së bashku. Tenisti spanjoll u eliminua dy ditë më parë në çerekfinalet e Australian Open, ndaj parakalimi që ai synonte të bënte ndaj Federer është shtyrë për më vonë.

34-vjeçari spanjoll, pas eliminimit tha: “Mendoj se është e drejtë që një njeri të ketë ambicje, por për t’ia dalë mbanë duhet të jetë i shëndetshëm. Nuk duhet që ajo ambicje të të shkatërrojë, për ta arritur me çdo kusht. Unë nuk do të “vras veten” për të thyer rekordin e Roger”.

“Nuk jam afruar kurrë në këtë sport duke menduar ashtu. Unë luaj sipas standarteve dhe mundësive të mia. Dua të kthehem në shtëpi i lumtur se kam dhënë maksimumin në fushë. Në Australian Open ndoshta bëra një gabim, por edhe lodhja bëri të vetën”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat