Osaka triumfon sërish në Australian Open

Tenis

Osaka triumfon sërish në Australian Open

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Osaka triumfon sërish në Australian Open

Tenistja japoneze Naomi Osaka ka triumfuar në Australian Open, pasi mposhti pa shumë sforcim amerikanen Jennifer Brady me rezultatin 2-0, në një finale që zgjati rreth 77 minuta dhe nuk pati histori.

Pas suksesit në vitin 2019, kjo është hera e dytë në karrierë që tenistja 25-vjeçare japoneze triumfon në Australian Open, ndërsa në total Osaka ka fituar 4 tituj Slam, pasi ia ka dalë me sukses edhe dy herë në US Open.

Naomi Osaka zhvilloi një ndeshje perfekte në finalen ndaj amerikanes Brady, duke sfiduar jo vetëm kundërshtaren, por edhe erën e fortë, që e shqetësoi jo pak në shërbime dhe ia doli të fitojë 6-4 në setin e parë dhe 6-3 në të dytin.

Nga ana tjetër Jennifer Brady ishte në lojë vetëm në setin e parë, kur pas një disavantazhi 3-1, reagoi dhe shkoi në barazim 3-3, por më pas e pati të pamundur të përballojë shpejtësinë dhe forcën e japonezes Osaka.

Kujtojmë që dy ditë më parë Naomi Osaka eliminoi në gjysmëfinale 39-vjeçaren amerikane Serena Williams, në një tjetër ndeshje perfekte, të cilën gjithashtu e fitoi me shifrat 2-0 me sete, si për të thënë se tani në tenisin për femra dominon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat