Tenistja numër 3 në botë, nuk luan në turneun në Doha

Tenis

Tenistja numër 3 në botë, nuk luan në turneun në Doha

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Tenistja numër 3 në botë, nuk luan në turneun në Doha

Pas “Australian Open” shumica e tenistëve dhe tenisteve bëjnë planifikimet për pjesëmarrje në turnetë pranverore dhe ato verore.

Simona Halep, tenistja numër 3 në listën “VTA”, është tërhjekur nga “Katar Open” në Doha, që nis javën e ardhshëm. Tenistja rumune pësoi disfatë në ­çerekfinales të “Australian Open” nga Serena Wiliams, ndërsa mediat në Rumani raportojnë se Halep nuk është e lënduar, por ka vendosur të ruajë formën për turnete e ardhshme.

“Kam sjell vendimin që të tërhiqem nga “Katar Open”. Ky turne për mua ishte një nga më të adhuruarit dhe gëzohem që mund të kthehem vitin e ardhshëm,” ka deklarauar Halep.

Në Doha, duhet të paraqitet tenistja numër një në botë, Eshli Barti dhe amerikania Sofia Kenin , si dhe Elina Svitolina, Karlona Plishkova dhe Arina Sabalenka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat