Ish-numri 1 në botë merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Tenis

Ish-numri 1 në botë merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:50
Ish-numri 1 në botë merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Simona Halep ka mbërritur në Rumani pas përfundimit të grand slam-it të Australian Open, ku u eliminua në çerekfinale.

Pas mbërritjes ajo ka kryer vaksinën anti-Covid, duke marrë dozën e parë, me shpresën që sa më shpejt t’i rikthehet normalitetit.

Ish-numri 1 në botë për femra, tha: “Doja të vaksinonesha dhe tani jam mirë. Të gjithë duhet të vaksinohen, për të mirën e të gjithëve”. Halep është tenistja e vetme “big” që ka kryer vaksinën anti-Covid, ndërkohë që dozën e dytë do ta marrë më 17 mars.

“Shpresoj që edhe koleget e mia ta bëjnë sa më shpejt vaksinën, pasi kemi nevojë për t’u rikthyer në normalitet. Pas kësaj vaksine ndihem më e sigurt. Uroj që sa më shpejt të shophim pakëz dritë në fund të tunelit”, tha Halep.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat