Hadërgjonaj: Në Prishtinë është ndarë parcela për ndërtimin e Qendrës Nacionale dhe tenisit i duhet infrastruktura 

Tenis

Hadërgjonaj: Në Prishtinë është ndarë parcela për ndërtimin e Qendrës Nacionale dhe tenisit i duhet infrastruktura 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:55
Jeton Hadërgjonaj

Si shumë sporte tjera në Kosovë, edhe tenisi po ballafaqohet me peripeci të ndryshme, sidomos me kohë të pandemisë si e gjithë bota sportive.

Sporti i tenisti është prej sporteve më atraktive në shtetet më të zhvilluara në botë, por edhe në Kosovë po bëhet gjithnjë e më i dashur jo vetëm për të rinjtë dhe të reja.

Presidenti i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, ka plane konkrete për tenisin, sidomos për ndërtimin e fushave të reja të tenisit në qendrat e ndryshme të Kosovës, që padyshim është pasuri kombëtare sportive.  

Image

Hadërgjonaj flet për shumëçka, sidomos për planet për vitin 2021 dhe çfarë i duhet më shumë këtij sporti.

“Bota sot”: Në krye të FTK-së, cilat janë planet për vitin 2021?

Jeton Hadërgjonaj: Pasi që tenisi është një sport relativisht i ri në Kosovë, ku garat në tenis filluan në vitin 1996 me formimin e Federatës së Tenisit, dhe duke patur parasysh që Kosova është shtet i ri dhe në zhvillim që mundohet të zhvilloj  dhe ndërtoj prioritetet e saja në sfera të ndryshme te jetës tani më mendoj se ka ardhur koha që të ndërtohet infrastruktura moderne sportive për të gjitha sportet. 

Edhe unë si Kryetar i zgjedhur dhe Bordi i ri kemi si pikë kryesore të planit tonë ndërtimin e terreneve të reja të tenisit. 
Në Prishtinë është ndarë parcela për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Tenisit në Taukbahqe dhe besoj se punimet duhet të fillojnë këtë vit. Po ashtu në Gjakovë ka filluar së ndërtuari Qendra moderne e Tenisit. 

Image

Në Prizren në vjeshtë do të kemi terrenin e mbyllur që ndërtohet më buxhet të Komunës së Prizrenit si dhe jemi afër marrjes së një parcele toke në një vend shumë të mirë e atraktiv buzë Lumëbardhit, për ndërtimin e një Qendre moderne të terreneve të tenisit. 

Prioritet urgjent i joni është që të mundësojmë që në dimrin e vitit 2021 të luhet tenis në 5 qytete të Kosovës aty ku ka klube tenisi. Në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë. 

Kemi kërkuar nga miqtë tanë jashtë Kosove ndihmë për sigurimin e balonave me ajër për mbulimin e terreneve për vazhdimin e punës gjatë sezonit dimëror që ka qenë edhe pengesa më e madhe për zhvillimin e tenisit në Kosovë pasi që nuk kishim kontinuitet të punës 12 mujore e cila ndikonte në humbjen e tenistëve dhe trajnerëve të cilët largoheshin për shkak se nuk kishin mundësi për punë. 

Image

Garat ndërkombëtare janë një sfidë e madhe dhe vetëm puna 12 mujore në terren të mundëson të jesh konkurrent me të tjerët në rajon dhe më gjere. 

Image

Jeton Hadërgjonaj dhe Driton Latifi

“Bota sot”: Sa po ndikon pandemia në zhvillimin e aktiviteteve të tenisit, ka shkaktuar telashe dhe dëme?

Jeton Hadërgjonaj: Tenisi është një sport ku kundërshtarin e ke në distancë mbi 20 metra, pra nuk ka kontakt të drejtpërdrejta, dhe për këtë është një ndër sportet më të sigurta në kushte pandemie. I vetmi kontakt me kundërshtarin në tenis që është shtrëngimi i duarve në fund të takimit është i ndaluar tani më dhe tenistët i cakërrojnë raketat. 

“Bota sot”: Cilat janë turnetë që priteni të merrni pjesë si Kosovë si në rrafshin ndërkombëtar për vitin 2021?

Jeton Hadërgjonaj: Përkundër vështirësive që sjell pandemia posaçërisht në udhëtime ndërkombëtare ne në këtë vit do të marrim pjesë në të gjitha turnet ndërkombëtare të përfaqësues së Kosovës për femra dhe meshkuj. Po ashtu edhe tenistët tanë do të marrin pjesë në turne individuale nëpër Europë. 

Image

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë tenisit dhe cilat janë problemet që po ballafaqoheni?

Jeton Hadërgjonaj: Tenisit i duhet më së shumti infrastruktura e cila po ndikon direkt në masivizim dhe në zhvillim. Ndërtimi i qendrave të tenisit do të na largonte pengesën më të madhe që kemi. 

“Bota sot”: A mendoni se duhet sa më shumë fusha të tenisit në qendrat e ndryshme dhe çfarë duhet bërë?

Jeton Hadërgjonaj: Natyrisht se duhet sa më shumë terrene të tenisit duhet të ndërtohen. 

Image

Po jo vetëm në tenis por edhe në të gjitha sportet. Rinia jonë si pasuria jonë më e madhe duhet të i ketë kushtet optimale për punë në sport dhe në sfera tjera në mënyrë që të jemi konkurrent me të tjerët. 

Ne mburremi që kemi një popullsi të re por shumë pak bëjmë për rininë fatkeqësisht. Është koha e fundit që ta bëjmë këtë nëse dëshirojmë të e mbajmë rininë në Kosovë në të kundërtën ata do të emigrojnë në shtete që do të i ofrojnë kushte për jetë e për sport. 

“Bota sot”:  Vit pas viti po rritet numri i të rinjve dhe të rejave, a kemi garues që një ditë do të arrijnë të janë edhe në turnetë e mëdha?

Jeton Hadërgjonaj: Ne si popull jemi shumë të talentuar. Këtë e dëshmojmë çdo ditë. Fatkeqësisht jemi vonuar në procese historike dhe kjo po na kushton. Ne kemi arritur të fitojmë ndaj shteteve tjera në Davis Cup e sidomos në FED Cup ku vashat tona i kanë mposhtur edhe disa ekipe mjaft të forta. 

Me disa përforcime që mendojmë të i sjellim në përfaqësuese me tenistë shqiptar që luajnë nëpër botë besojmë se rezultatet tona do të jenë më të larta. Po ashtu në konkurrencën individuale vit pas viti kemi ngritje në ranglista ndërkombëtare pasi që tenistët tanë kanë filluar të fitojnë edhe turne ndërkombëtare. 

Ishte Vesa Gjinaj talentja 16 vjeçare që na solli fitoren vitin e kaluar në turneun ndërkombëtar të kategorisë U-16 që u mbajt në Pejë që është turneu i parë ndërkombëtar i organizuar ndonjëherë në Kosovë. Shpresojmë se në një të ardhme të afërt do të kemi tenist të nivelit botëror që do të bëjnë krenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat