Polakja: I vetmi që më tërhiqte ishte Rafael Nadal

Tenis

Polakja: I vetmi që më tërhiqte ishte Rafael Nadal

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:20
Polakja: I vetmi që më tërhiqte ishte Rafael Nadal

Në tetor të vitit të kaluar, tenistja polake Iga Swiatek befasoi botën kur triumfoi në grand slam-in e Roland Garros.

Ky ishte triumfi i saj i parë në një turne të madh, sukses që sipas saj ka qenë i studiuar mirë. Ajo mposhti në finale Sofia Kenin e më parë kishte mposhtur edhe Simona Halep. Ajo u bë tenistja me e re që fiton këtë turne që nga viti 1992 (Monika Seles), sukses që e futi në “top-20” më të mirat në botë.

Duke kujtuar këtë sukses, tenistja 19-vjeçare Iga Swiatek rrëfen: “Kur isha e vogël nuk shihja shpesh tenis. I vetmi që më tërhiqte ishte Rafael Nadal.

E pranoj që duke e parë shumë shpesh, kam kopjuar stilin e tij të lojës dhe kjo më ndihmoi në Roland Garros. Më pëlqen ta godas topin me “topspin” edhe pse trajnerët thonë se ky është një stil loje jo shumë i zakonshëm te femrat. Ky stil loje më dha forcë dhe suksesin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat