Federer, nuk do të luajë në turneun në Dubai

Tenis

Federer, nuk do të luajë në turneun në Dubai

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:49
Federer, nuk do të luajë në turneun në Dubai

Pas fitores 2:1 ndaj Daniel Evans në raundin e dytë të turneut në Doha, Roxher Federer është mundur po me 2-1 nga gjeorgjiani Nikoloz Basilashvili, në çerekfinale.

Federer e nisi mirë ndeshjen, duke fituar 6-3 setin e parë, por shpejt rivali i tij reagon dhe fiton 6-1 setin e dytë. Në setin e tretë ka më shumë rivalitet, por Basilashvili është më i saktë dhe fiton 7-5, duke avancuar në gjysmëfinale.

Kështu, zvicerani tërhiqet shpejt nga kjo aventurë në Doha, me 1 fitore dhe 1 humbje. Ai rikthehej në fushë pas 405 ditësh, pas dy operacionesh në gju që kreu vitin e kaluar.

Federer pranoi se ende nuk është në 100% të formës së tij më të mirë. Për pasojë, Federer, numri 6 në botë, deklaroi se nuk do të luajë në turneun e Dubai, që nis javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat