Wimbledon konfirmohet pas një viti pushim

Tenis

Wimbledon konfirmohet pas një viti pushim

Më: 19 mars 2021 Në ora: 11:05
Wimbledon konfirmohet pas një viti pushim

Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë Covid-19, grand slam i Wimbledon, turneu më i madh i fushave me bar, nuk u zhvillua. Këtë vit, organizatorët e turneut londinez kanë marrë masat dhe gjithçka do të zhvillohet normalisht edhe pse me disa ndryshime të vogla, të kushtëzuara nga masat anti-Covid.

“Masat e sigurisë do të jenë të rrepta, për të parandaluar rastet me koronavirus mes tenistëve dhe stafeve të tyre. Kemi programuar gjithçka nga zer.

Konfirmoj se numri i spektatorëve do të jetë i limituar. Të gjitha biletat, për të evituar radhat e gjata, do të blihen online”, tha Ian Hewitt, drejtori i Wimbledon.

“Këto janë kohë të pasigurta për të gjithë. edhe pse me aplikimin e vaksinës duket një horizont më i qetë, sërish nuk kemi mbërritur aty. Do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë britanike, në mënyrë që Wimbledon të luajë një rol të rëndësishëm në kthimin në normalitet të vendit”, tha Ian Hewitt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat