Karatsev fiton turneun e Dubait!

Tenis

Karatsev fiton turneun e Dubait!

Më: 20 mars 2021 Në ora: 22:21
Karatsev fiton turneun e Dubait!

Aslan Karatsev mundi në finalen e Dubait tenistin nga Afrika e Jugut Lloyd Harris, duke siguruar titullin e parë ATP në karrierë. Një triumf i jashtëzakonshëm për tenistin rus, që deri 15 muaj më parë ishte pothuajse krejtësisht i panjohur dhe renditej në vendin e 289, në klasifikimin e përgjithshëm botëror.

27-vjecari nga Vladikavkazi e mbylli vitin e kaluar në pozicionin e 112, me 35 fitore e 11 humbje, ndërsa sivjet Aslan Karatsev shpërtheu në mënyrë fenomenale, duke kulmuar me suksesin e parë në karrierë, për më tepër në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një ndër turnetë më të vlerësuar 500 të sezonit.

Karatsev ishte njëri nga katër tenistët që përfituan nga një ftesë në këtë edicion, megjithatë sportisti rus përmbysi cdo lloj parashikimi të mundshëm, duke shkuar deri në fund, për t’u bërë në këtë mënyrë i treti tenist në 29 vjet histori, që ftohet me një “ëild card” dhe fiton turneun e Dubait.

Duke llogaritur edhe sfidat kualifikuese të turneut të parë të madh të vitit, Australian Open, që këtë herë u zhvilluan në Katar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Aslan Karatsev është një ndër tenistët që kanë zhvilluar më shumë ndeshje në këto tre muaj e parë të vitit.

Tenisti nga Vladikavkazi përfitoi edhe nga lodhja e shtatlartit jugafrikan, për të mbyllur gjithcka në vetëm dy sete, sidoqoftë triumfi në finalen e Dubait përfaqëson fitoren e 15 në 17 takimet e luajtura gjatë vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat