Operacion urgjent në gojë

Tenis

Operacion urgjent në gojë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:38
Operacion urgjent në gojë

Operacion urgjent në gojë, Serena Williams tërhiqet nga turneu i Majamit!

Pak orë para se të niste turneu Masters i Majemit për femra, tenistja amerikane Serena Williams ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë. Një ndërhyrje kirurgjikale në gojë, për shkak të një problemi me dhëmbët, ka bërë që tenistja 39-vjeçare të ngrejë “flamurin e bardhë”.

“Jam shumë e zhgënjyer për këtë tërheqje, pasi gjithçka ndodhi kaq papritur. Majemi është një turne special, pasi aty është shtëpia ime, ndaj jam e mërzitur që nuk do të kem mundësi të luaj para fansave të mi”, tha Serena Williams.

Kështu, turneu i parë Masters i këtij viti humbet një tjetër ikonë. Më herët janë tërhequr edhe Roger Federer, Rafael Nadal etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat