Në rrezik grand slam i Roland Garros

Tenis

Në rrezik grand slam i Roland Garros

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:05
Në rrezik grand slam i Roland Garros

Një vit më parë, grand slam i Roland Garros u shty me 3 muaj si pasojë e pandemisë, për t’u zhvilluar në periudhën shtator-tetor. Kjo situatë delikate paraqitet edhe këtë vit, me organizatorët që kanë hedhur dyshimet e para në lidhje me turneun më të rëndësishëm të fushave me dhè.

Turneu parizien është planifikuar të nisë më 23 maj (deri më 6 qershor), ndërkohë që nga 1 prilli Franca është bërë e gjitha “zonë e kuqe”. Kjo ka sjellë edhe dyshimet e para në lidhje me zhvillimin normal të turneut, që mund të zhvillohet pa tifozë, apo të shtyhet sërish në vjeshtë.

“Në radhë të parë, dua të sqaroj se turneu nuk do të anullohet. Ne kemi shumë opsione në tavolinë. Ne synojmë ta zhvillojmë turneun me tifozë. Kjo mundësi varion nga ndeshje 100% me titozë, në një turne me publik të reduktuar apo në një turne pa publik”, tha Gilles Moretton, drejtori i Roland Garros.

“Për momentin nuk ka asnjë ndryshim me ato të planifikuara. Pra, turneu do të nisë normalisht me 23 maj, por nëse situata e “lockdown” do të zgjasë shumë, atëherë edhe ne do të marrim masa. Jemi të kujdesshëm në vendimin që do të marrim”, u shpreh Moretton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat