Habit tenisti pas eliminimit

Tenis

Habit tenisti pas eliminimit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:02
Habit tenisti pas eliminimit

Tenisti francez Benoit Paire ka ngjallur polemika pas eliminimit të tij që në raundin e parë të turneut Masters të Montekarlo, ku u mund 2-1 nga australiani J.Thompson. Kjo ishte humbja e 15-të e tij në 17 ndeshjet e fundit.

“Nuk më intereson aspak për humbjen, as për këtë ndeshje. Jetoj vetëm 2 orë larg që këtu. Do të luaj edhe ndeshjen e lojës dyshe dhe më pas do të largohem. Ky që konsiderohet si një nga turnetë më të bukur në botës, sot duket si varrezë. Mungon argëtimi gjithçka bosh dhe atmosfera është e trishtë, gjë që e kam parë shumë rrallë”, tha Paire.

Duke folur për situatën, ai shtoi: “Sot, të fitosh apo të humbasësh në këto kushte, nuk ka aspak rëndësi për mua. Më mungon pasioni. Nëse humbas aq më mirë, kthehem në shtëpi.

Erdha sepse qëndroja në një hotel të bukur dhe arkëtova 12 mijë euro. Por mungon atmosfera dhe nuk ndodh asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat