Alarm

Tenis

Alarm

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:40
Alarm

Organizatorët e turneut Masters të Montekarlo, që ka nisur sot, kanë bërë me dije se tenisti rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë për meshkuj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tenisti është futur menjëherë në izolim në hotelin ku ishte akomoduar, por frika ka pushtuar organizatorët dhe personat që kanë qenë në kontakt me rusin. Për të evituar çdo të papritur, janë kryer disa dhjetra teste të shpejta të personat që kanë qenë afër Medvedev.

Rusi është nën monitorimin e stafit mjekësor të ATP-së. Tenisti duhej të luante të enjten në raundin e dytë, por tashmë i duhet të qëndrojë në karantinë edhe pse nuk ka simptoma. Mungesa e tij do t’i kushtojë jo pak, pasi Medvedev synonte fitoren dhe të arrinte në renditje Gjokoviq.

Turneu i Montekarlos është Masters i parë që zhvillohet në Europë, në fushat me dhè. “Më vjen keq që nuk mund të luaj në këtë turne. Shpresoj të rikuperoj sa më shpejt, për të vijuar sezonin tim”, tha Medevev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat