Kapen mes vete sportistët: Nuk ke punë me të fejuarën time

Tenis

Kapen mes vete sportistët: Nuk ke punë me të fejuarën time

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:43
Kapen mes vete sportistët: Nuk ke punë me të fejuarën time

Një skenë tejet e çuditshme është regjistruar në raundin e parë të ndeshjes të Mastersit të Montekarlos në tenis, mes Pablo Karreno dhe Stefano Travalia.

Ky i fundit u irritua gjatë setit të dytë, ku pas një pike, trajneri i spanjollit Karreno duartrokiti. Për këtë Travalia u ankua te kundërshtari, duke i thënë se trajneri po tregonte mungesë respekti.

Në këtë moment Karreno ia kthen se edhe stafi i italianit, ku ndodhej edhe e fejuara e tij, po bënin të njëjtën gjë.

Kjo përgjigje tërboi italianin, i cili ngriti zërin dhe iu drejtua kundërshtarit duke i thënë: “Nuk ke punë me të fejuarën time, kujdes me fjalët.

Mos u fut në këtë muhabet, ajo nuk po thotë asgjë. Thotë vetëm ‘bravo’, kur fitoj pikë dhe vetëm kaq. Nuk ke punë ta përmendësh.” Në këtë moment ndërhyn arbitri dhe qetëson gjithçka, para se situata të degradonte më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat