A po tërhiqet?

Tenis

A po tërhiqet?

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:46
A po tërhiqet?

“Për momentin jam i kënaqur nga ajo që po tregoj në fushë”. Ka qenë ky komenti i tenistit spanjoll Rafael Nadal, fitues i 20 grand slam në karrierë, që nuk e nisi mirë aventurën e tij në fushat me dhè, sipërfaqen e tij të preferuar.

Ai u eliminua në çerekfinalet e turneut të Montekarlo, por vijon të punojë për të qenë i suksesshëm në karrierën e tij.

“Po argëtohem duke luajtur dhe shpresoj të kem mundësinë që të jem kompetitiv edhe për dy vitet e ardhshme.

Natyrisht që nuk do të luaj deri sa të shkoj 45 vjeç, por përpiqem që t’i bëj gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme, për të zgjatur karrierën time. Do të vijë një ditë kur do të ndalem edhe pse nuk mund ta parashikoj të ardhmen”, tha Nadal, 35 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat