Thiem: Kur fitova US Open kalova në eufori

Tenis

Thiem: Kur fitova US Open kalova në eufori

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:36
Thiem: Kur fitova US Open kalova në eufori

Të fitosh të ndryshon jo vetëm karrierën por edhe jetën. Gjithsesi, jo gjithnjë ndodh kështu. Një prej atyre që ka “vuajtur” suksesin është tenisti austriak Domini Thiem, numri 4 në botë për meshkuj. Vjet ai triumfoi në grand slam të US Open, i pari në karrierën e tij.

Në një intervistë për “Der Standard”, ai shprehet: “Kur kalon gjithë jetën duke ndjekur një objektiv dhe më pas kur e arrin atë e gjithë perspektiva për të ardhmen ndryshon. Kjo është normale. Problemi është se në tenis gjithçka lëviz shumë shpejt, nga java në javë”.

“Kur fitova US Open kalova në eufori.

Rezultatet vijuan të ishin të mira, duke shkuar në finalen e Londrës. Por, duke u përgatitur për këtë sezon, përfundova në një “vrimë të zezë”, në depresion. Të shohim nëse do të arrij të dalë nga kjo gjendje, nuk e di, shpresoj shumë që po”, tha Thiem.

“Sot është e vështirë të luash çdo javë. Kjo vlen për të gjithë dhe me situatën përreth asgjë nuk është e sigurt. Pa publik të mungon edhe ai zjarri brenda që të nxit. Ndihem bosh nga brenda. Nuk kam parë asnjë ndeshje tenisi, shpresoj të dalë sa më shpejt nga kjo “vrimë e zezë”, tha Thiem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat