Nëse Federer e Nadal do të luajnë së bashku...

Tenis

Nëse Federer e Nadal do të luajnë së bashku...

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:10
Nëse Federer e Nadal do të luajnë së bashku...

Raul Zurutuza, drejtori i turneut prestigjoz të Akapulko (Meksikë), nuk ka arritur asnjëherë që të bindë të dy tenistët më të mirë në botë, Roger Federer e Rafael Nadal të luajnë në këtë turne.

Spanjolli ka marrë pjesë disa herë, por zvicerani asnjëherë nuk ka luajtur në turneun meksikan, që në atë periudhë të vitit preferon të luajë në Dubai.

Duke folur për praninë e dy tenistëve, Zurutuza, tha: “Do të ishte e jashtëzakonshme për mua e fansat e turneut të kishim në të njëjtin edicion Roger Federer dhe Rafael Nadal. Deti i Akapulko konsiderohet si një ndër më të bukurit e Amerikës së Jugut. Ju them diçka. Nëse Federer e Nadal do të luajnë së bashku në Akapulko një ditë, do të hidhem në det nga shkëmbi më i lartë.

Gjithsesi, njerëzit vijnë në këtë turne edhe kur ata nuk janë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat