Nadal-Tsitsipas finalja e turneut të Barcelonës!

Tenis

Nadal-Tsitsipas finalja e turneut të Barcelonës!

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:19
Nadal-Tsitsipas finalja e turneut të Barcelonës!

Rafael Nadal siguroi finalen e parë të sezonit, teksa mposhti në vetëm dy sete bashkëkombasin e tij Pablo Carreno Busta.

Finalja e 12 në karrierë për “mbretin e fushave me dhe” në Barcelonë, e vlen të theksohet gjithashtu fakti se në kryeqendrën e Katalunjës Rafa krenohet me plot 11 tituj, pra në mënyrë të kuptueshme veterani spanjoll nuk ka humbur qoftë edhe një finale të vetme përsa i përket Trofeut Conde de Godo.

Herën e fundit që u zhvillua ky turne, pra në vitin 2019 Nadali u eliminua në vetëm dy sete pikërisht në këtë fazë nga Dominic Thiem, praktikisht nga tenisti që u kurorëzua edhe me titullin në përfundimin e edicionit të 67 të Turneut të Barcelonës, ndërsa këtë radhë Rafa mbylli gjithcka shpejt e shpejt ndaj numrit 13 të botës, Pablo Carreno Busta.

34-vjecari nga Majorka e fitoi takimin në vetëm dy sete, në më pak se një orë e gjysmë lojë, duke siguruar fitoren e tetë, në po kaq ndeshje në përballjet me 29-vjecarin nga Gijoni.

Në sfidën e fundit ndërmjet tyre në turneun indoor në Paris – Bercy, në sipërfaqe të shpejtë tenisti asturian ia doli mbanë për t’i shkëputur Nadalit vetëm setin e dytë në karrierë, në ndeshjet mes tyre, ndërsa këtë herë Rafa e theu në servis bashkëkombasin e tij që në game-n e dytë të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat