Nadal vazhdon dominimin në fushat me rërë

Tenis

Nadal vazhdon dominimin në fushat me rërë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:32
Nadal vazhdon dominimin në fushat me rërë

Rafel Nadal është fitues i turneut "ATP" në Barcelonë, pasi që në finale mundi grekun Stefanos Tsitsipas me rezultat 2-1 në sete ose 6-4, 6-7 dh 7-5 në geme.

Tenisti grek humbi epërsinë të një gemi në setin e parë dhe lejoi që kundërshtari të arkëtojë 4 geme radhazi dhe në fund spanjolli Nadal kishte epërsi psikike.

Mirëpo edhe në setin e dytë ishte storje e njëjte deri në rezultatin 2-4, pas së cilës Tsitsipas u kthye në ndeshje dhe në “tie break” mundi spanjollin me 7-6.

Një luftë e madhe ishte në setin e tretë, e cila dhuroi 11 geme, ndërsa në të fundin Nadal solli goditjen përfundimtare.

Për Rafael Nadallin, është titulli i 12 në turneun e Barcelonës , ndërsa vitin e kaluar ky titulli i takoi Dominik Thiemit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat