Federer do të rikthehet në fushë më 16 maj

Tenis

Federer do të rikthehet në fushë më 16 maj

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:03
Federer do të rikthehet në fushë më 16 maj

Roger Federer do të rikthehet në fushë më 16 maj, në turneun e Gjenevës.

Një turne përgatitor i fushave me dhè në prag të grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj. Këtë vit, zvicerani ka luajtur vetëm 2 ndeshje në Doha dhe më pas ka vijuar përgatitjet.

Sipas trajnerit të tij, Severin Luthi, gjendja fizike e zviceranit, tashmë 40 vjeç, nuk është ajo që ai shpresonte.

“Nga ana e përgatitjes fizike është paksa mbrapa. Stërvitja në fushë është mjaft intensive, por nuk po arrijmë ti bëjmë me atë frekuencë që është e nevojshme para një turneu të madh”, tha Luthi, trajneri që prej vitesh është pranë Federer. Objektivat e zviceranit për këtë vit janë grand slam i Wimbledon dhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat