Federer dhe De Niro protagonistë

Tenis

Federer dhe De Niro protagonistë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:52
Federer dhe De Niro protagonistë

Tenisti i njohur zviceran Roger Federer dhe aktori i famshëm i Hollyëood, Robert De Niro, janë protagonistë të një spoti publicitar që ka dalë në qarkullim orët e fundit dhe që promovon turizmin.

Një spot që promovon turizmin në Zvicër në këto kohë të vështira të pandemisë. Federer është ambasador i organizatës së turizmit zviceran dhe ka realizuar këtë reklamë me De Niro, fituesin e çmimit Oscar.

Në reklamë, Federer fton De Niro të bëjë një film për Zvicrën, por aktori refuzon pasi Zvicra është… tepër e përkryer: “Kam nevojë për konflikt, për aksion”.

Tenisti më pas e fton të bëjnë disa aventura së bashku në Zvicër, por De Niro e këshillon të ftojë për këtë film Hanks...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat