Williams në panik

Tenis

Williams në panik

Më: 14 maj 2021 Në ora: 10:58
Williams në panik

Serena Williams u rikthye në fushë pas 3 muajsh, duke luajtur këtë javë në turneun Masters të Romës, një turne i fushave me dhè. Tenistja Amerikane u eliminua që në sfidën e parë, pasi u mund nga Nadia Podoroska.

Duke folur për këtë sfidë, “pantera e zezë” sqaron se pati mjaft ankth në fushë.

“Është gjithnjë e vështirë të luash ndeshjen e parë në një sipërfaqe të tillë edhe pse mendoj se dhashë maksimumin në fushë dhe kjo është pozitive”, tha Williams.

“Kam nevojë për më shumë ndeshje në këtë sipërfaqe për të qenë gati për Roland Garros, pasi më mungon ritmi. Në ndeshjen e luajtur Romë isha në panik në disa raste, pasi kisha frikë mos thyeja kaviljen”, tha Serena Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat