Federer: Duhet të jemi të kujdesshëm

Tenis

Federer: Duhet të jemi të kujdesshëm

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:15
Federer: Duhet të jemi të kujdesshëm

Roger Federer ka konfirmuar sot se ka kryer vaksinën anti-Covid të Pfizer.

“Jam i kënaqur që e kam kryer vaksinën, duke gjetur hapësirat e nevojshme në jetën time të përditshme edhe pse lëviz shumë”, u shpreh tenisti zviceran.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm si për veten tonë ashtu dhe ndaj të tjerëve.

Pranoj se më së shumti këtë vaksinë e bëra për të mbrojtur të tjerët, pasi lëviz shumë në botë, në turne të ndryshëm dhe rreziku i infektimit është i madh”, tha Federer.

Zvicerani do të rikthehet në fushë ditën e diel në turneun e Gjenevës, turneu i vetëm përgatitor në prag të grand slam të Roland Garros. “Ndihem mirë pas vaksinës, por tani përparësi për mua ka rikthimi në fushë. Do të luaj para publikut tim dhe kjo më kënaq”, tha Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat