Nadal gati për Roland Garros

Tenis

Nadal gati për Roland Garros

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:07
Nadal gati për Roland Garros

Në prag të grand slam të Roland Garros, që nis më 30 maj në Paris, ka folur për mediat tenisti spanjoll Rafael Nadal, fitues 13 herë i këtij turneu dhe kandidati kryesor edhe këtë vit. Nadal është kampion në fuqi dhe vjen në French Open pas triumfit në turneun Masters të Romës.

“Nuk po vij në Roland Garros sikur të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të fituar titullin e 14-të dhe të 21-tin në një grand slam. Po përgatitem sikur të jem duke luajtur në eventin më të rëndësishëm të karrierës time. Sigurisht që do të isha i lumtur nëse do të fitoja grand slam nr.21 në karrierë, por për mua mbi të gjitha ky është Roland Garros”, tha Nadal.

Spanjolli pranon se mbi të do të jetë presioni më i madh. “Ditën kur nuk ndjen më atë presion mbi veten rrezikon të humbasësh. Pa ato emocione nuk mund të duelosh në nivele të larta. Unë shpresoj të kem mundësi të shkoj deri në fund”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat