Federer: Kam pasur një karrierë të madhe

Tenis

Federer: Kam pasur një karrierë të madhe

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:22
Federer: Kam pasur një karrierë të madhe

Roger Federer do të luajë këtë javë në grand slam të Roland Garros, turneu i tretë për të pas mungesës së gjatë 1-vjeçare. Ky sezon ka qenë vërtet i vështirë për 40-vjeçarin zviceran, që në 3 ndeshje të luajtura ka fituar vetëm një herë dhe në dy raste është mundur.

Duke nisur nga ky turne, me Nadal që ka shansin të fitojë dhe të shkojë në kuotën e 21 grand slam, një më shumë se zvicerani.

“Duke parë se si po shkojnë gjërat, Gjokoviq dhe Nadal do të fitojnë më shumë tituj se unë.

Ata janë të dy sportistë të mëdhenj dhe po tregojnë në sezonet e fundit që nuk s’do të ndalen. Për sa më përket mua, jam i kënaqur, kam patur një karrierë të madhe dhe çfarëdo të fitoj tani e tutje është një plus për mua”, tha Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat