Panik në Roland Garros, ja arsyeja

Tenis

Panik në Roland Garros, ja arsyeja

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:22
Panik në Roland Garros, ja arsyeja

Dita e tretë e grand slam të Roland Garros ka nisur disa orë me vonesë dhe vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme është mësuar arsyeja.

Një makinë e parkuar në një vend të gabuar ka alarmuar organizatorët e këtij turneu, që kanë lajmëruar policinë për një alarm-bombë.

Kjo situatë ka bërë që ndeshja mes Ugo Humbert e Ricard Berankis, që ishte pranë vendit ku ishte makina, të shtyhet me të paktën 60 minuta. Ndërkohë që, tidozët e gazetarët që hynin në zonën jugore të Roland Garros të spostoheshin me nxitim për t’u akomoduar nga hyrja veriore.

Fillimisht nuk u kuptua arsyeja e kësaj situate disi kaotike, por më vonë u sqarua gjithçka nga vetë organizatorët, që kishin lajmëruar policinë. Zona përreth makinës u boshatis dhe më pas u konfirmua se nuk kishte asnjë rrezik dhe turneu vijoi normalisht ndeshjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat