Mund të tërhiqet

Tenis

Mund të tërhiqet

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:39
Federer

Roger Federer ka thënë se mund të tërhiqet nga turneu i grand slamit French Open, nëse gjuri dhe pjesëmarrja e tij në Wimbledon vihen nën rrezik të madh.

Tenisti zviceran i mundi gjermanin Dominik Koepfer në një ndeshje dërrmuese që zgjati tri orë e gjysmë të shtunën mbrëma, e cila ishte vetëm ndeshja e gjashtë e tij garuese që prej operacionit të dyfishtë në gju.

39-vjeçari do të përballet me italianin Matteo Berrettini në rrethin e katërt të hënën.

Por Federer ka thënë se do të vendos para ndeshjes nëse do t’i duhet të pushojë apo të vazhdojë në këtë turne.

“Ne i shikojmë këtu ndeshje, i analizojmë ato në detaje dhe shikojmë se çfarë na pret pastaj”, tha Federer.

“Të njëjtën gjë do ta bëjmë të dielën, sepse më duhet të vendos se a të vazhdoj apo jo. Se a është rrezik i madh në këtë çast të vazhdojë apo është koha e përkryer për të pushuar”, shtoi ai.

Ky është vetëm turneu i tretë që Federer merr pjesë që prej janarit të vitit 2020 dhe thotë se këtë grand slam po e përdor për të fituar kondicion para Wimbledonit, grand slamit të cilin e parapëlqen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat