Objektivi kryesor

Tenis

Objektivi kryesor

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 12:41
Objektivi kryesor

Ka përfunduar shpejt aventura e Roger Federer në turneun e fushave me bar të zhvilluar në Halle të Gjermanisë.

Tenisti zviceran u mund 2-1 (4-6, 6-3, 6-2) nga kanadezi Felix Auger Aliassime, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë.

Federer pat fituar me vështirësi edhe në raundin e parë dhe kjo humbje tregon se ai nuk është ende gati për grand slam të Wimbledon, që nis pas 10 ditësh në Londër. “Kam disa ditë më shumë kohë për t’u përgatitur”, tha zvicerani.

Objektivi kryesor sezonal i Federer është pikërisht grand slam londinez, ku synon të fitojë për të nëntën herë. Këtë sezon, zvicerani ka luajtur shumë pak ndeshje dhe është larg formës së tij optimale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat