Wimbledon humbet 3 tenistë

Tenis

Wimbledon humbet 3 tenistë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:32
Wimbledon humbet 3 tenistë

Pas Rafael Nadal dhe Naomi Osaka, respektivisht numrat 2 në botë për meshkuj e femra, një tjetër tenist “big” është tërhequr sot nga grand slam i Wimbledon, që nis më 28 qershor në Londsër.

Bëhet fjalë për austriakun Dominic Thiem, numri 3 në botë për meshkuj. Një dëmtim i pulsit të dorës së djathtë ka detyruar Thiem të tërhiqet, pasi i duhet të qëndrojë jashtë fushave për 4-5 javë.

Thiem duhet të mbajë një mbrojtëse në puls, duke humbur edhe Olimpiadën e Tokios, që nis më 23 korrik. Ai është fitues i grand slam të US Open shtatorin e kaluar.

Nga turneu i Wimbledon janë tërhequr edhe zvicerani Stanislas Wawrinka, fitues i 3 grand slam në karrierën e tij dhe kanadezi Milos Raonic, të dy të dëmtuar dhe operuar së fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat