Federer reagon pas fitores së Zvicrës

Tenis

Federer reagon pas fitores së Zvicrës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:16
Federer reagon pas fitores së Zvicrës

Legjenda e tenisit Roger Federer i është gëzuar triumfit të vendit të vet kundër Francës në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian 2020, duke e lartësuar atë që e përshkroi si luftë të madhe me zemër të helvetikëve të hënën mbrëma.

Ekipi zviceran u rikthye nga humnera pasi po humbiste me epërsi prej dy golave dhe e barazoi rezultatin në 3:3 në çastet e fundit të takimit të 1/8 së finales në Bukuresht, për ta mposhtur 5:4 në penallti kampionen e Botës, Francën.

Zvicra e kishte humbur mundësinë për ta krijuar një epërsi prej 2:0 në fillim të pjesës së dytë, pasi Ricardo Rodriguez e humbi penalltinë, por helvetikët treguan shpirt të jashtëzakonshëm luftarak për ta barazuar rezultatin dhe për ta çuar ndeshjen në penallti.

Yann Sommer e mbrojti penalltinë vendimtare të Kylian Mbappes dhe ia siguroi Zvicrës triumfin 5:4 në penallti.

Federer, zvicerani i cili do ta nisë sot fushatën e tij për titullin e 21-të grand slam në turneun e Wimbledonit, reagoi mbrëmë në rrjetet sociale pas triumfit të vendit të tij.

“Luftë e madhe me zemër. Dhe tani në çerekfinale”, shkroi Federer në Twitter.

Zvicra do të përballet me Spanjën në çerekfinale të premten, e cila është e parë në historinë e ekipit helvetik në Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat