Tërhiqet

Tenis

Tërhiqet

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:55
Tërhiqet

Tenistja amerikane Serena Williams është detyruar të braktisë fushën gjatë ndeshjes së raundit të parë të grand slam të Wimbledon.

Ajo u dëmtua në sfidën ndaj bjelloruses Aliaksandra Sasnovich (në shifrat 3-3 të setit të parë), duke u tërhequr nga turneu.

Gjatë kohës që do të godiste një top rrëshkiti në fushë dhe kuptoi se ishte dëmtuar (probleme muskulore). Ajo tentoi të rikuperojë, por pa sukses, pasi çalonte dhe kishte dhimbje. Në momentin që u çua në këmbë nisi të qante dhe pasi takoi rivalen u largua nga fusha.

Vuan disi porn ë raundin e dytë avancon numri 1 në botë për femra, australiania Ashleigh Barty, që mundi 2-1 6-1, 6-7, 6-1) spanjollen Carla Suarez Navarro. Më tej avancojnë edhe amerikanet Cori Gauff e Venus Williams, çekja Karolina Pliskova e gjermania Angelique Kerber.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat