Barty kualifikohet

Tenis

Barty kualifikohet

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:28
Barty kualifikohet

Numri 1 në botë për femra, tenistja australiane Ashleigh Barty, avancon në raundin e tretë të Wimbledon pas fitores 2-0 (6-4, 6-3) ndaj ruses Anna Blinkova. Paraqitje e mirë e Barty, që shihet si pretendente për triumfin në këtë turne.

Një biletë për në raundin e tretë siguron 17-vjeçarja amerikane Cori Gauff, që mposhti po 2-0 (6-4, 6-3) Elena Vesnina.

Fiton 2-1 edhe ish-numri 1 në botë, tenistja gjermane Angelique Kerber, që eliminoi Sara Tormo.

Ku raund solli disa eliminime surprizë, siç është ai i bjelloruses Victoria Azarenka, që u mund 2-1 nga Sorana Cirstea. Eliminohet edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që u mund 2-0 nga Magda Linette.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat