Federer në formë

Tenis

Federer në formë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:50
Federer në formë

Roger Federer avancon në raundin e tretë të grand slam të Wimbledon, pas fitores 3-0 (7-6, 6-1, 6-4) ndaj francezit Richard Gasquet. Një ndeshje më e mirë kjo e zviceranit krahasuar me atë të raundit të parë, duke avancuar më tej.

Në raundin e tretë shkon edhe gjermani Alexander Zverev, numri 5 në botë. Ai mundi 3-0 (7-5, 6-2, 6-3) Tennys Sondgren.

Befasi eliminimi i bullgarit Grigor Dimitrov, që u mund 3-0 nga Alexander Bublik, duke i thënë shumë herët lamtumirë turneut.

Në raundin e katërt avancojnë rusi Daniil Medvedev (numri 3 në botë), australiani Nick Kyrgios, kroati Marin Cilic e italiani Lorenzo Sonego.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat