Linea nga Kosova po mahnit, fiton turneun më të madh në Suedi 

Tenis

Linea nga Kosova po mahnit, fiton turneun më të madh në Suedi 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:15
Linea Bajraliu

Në disiplinat e ndryshme sportive kudo në botë, po shquhen sportistët shqiptarë, ndërsa në Suedi është një talente e madhe nga Kosova. 

Ajo është tenistja Linea Bajraliu, vajza e ish volejbollistit të mirënjohur Driton Bajraliu.

Linea nuk ka më shumë se 14 vjeç dhe është reprezentuese e Suedisë, e cila po tregon lojëra të shkëlqyeshme në çdo garë.

Image

Linea, e dyta të majtë

Së fundi Linea triumfoi në turneun më të madh në Suedi deri në moshën 15-vjeçare.

Linea ka dashuri të madhe për sportin e tenisit, stërvitet me fanatizëm dhe gjithnjë në rritje të formës së saj. 

Edhe suedezët janë të mahnitur me talentin e saj, me mënyrën se si shërben me reketin e saj.   

“Ky turne mbahet çdo vit dhe ka kualifikime prej secilit rajon te Suedisë (7 rajone), të njëjtin sukses e ka arrit edhe ne vitin 2018 ku ka qenë kampione deri në moshën 11 vjeçe  edhe aty për singel & dubell”, tregon Driton Bajraliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Linea, në të majtë

Talentja e madhe e sportit të tenisit po përgatitet për sfidën e radhës, për Kampionatin Evropian U-14 (individual), ku do ta përfaqësojë Suedinë.

Dritoni tha se është kënaqësi të shikosh Linean se si angazhohet në stërvitje e lojë dhe për teknikën që e ka me reketin e saj.

“Krenar me sukseset e Lineas, pas punës së palodhshme që bën Linea në çdo stërvitje dhe është kënaqësi të shikosh edhe sukseset që nuk po i mungojnë.

Shpresoj të ketë një karrierë pa lëndime dhe me plot suksese”, thotë Dritoni. Linea është e ngazëllyer për triumfin në turneun më të madh deri në moshën 15 vjeçe në Suedi. Ajo tha se ky sukses është edhe një motiv shtesë për të synuar suksese të radhës.  

“Jam shumë e kënaqur me suksesin e arritur në këtë turne, do të me shërbej si motiv shtesë për një paraqitje sa më të mirë në Kampionatin Evropian”, tha Linea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat