Barty dhe Pliskova kualifikohen

Tenis

Barty dhe Pliskova kualifikohen

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 21:11
Barty dhe Pliskova kualifikohen

Tenistja australiane Ashleigh Barty dhe ajo çeke Karolina Pliskova, janë dy finalistet e grand slam të Wimbledon, turne që po zhvillohet në Londër.

Barty, numri 1 në botë, mposhti 2-0 (6-3, 7-6) rivalen gjermane Angelique Kerbre, ish-numrin 1.

Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë, me Barty që tregoi epërsi në fushë dhe e meritoi fitoren.

Më e vështirë fitorja e Pliskova (ish-numri 1 dhe aktualisht nr.13 në botë), që mundi 2-1 5-7, 6-4, 6-4) me përmbysje bjellorusen Aryna Sabalenka. Kjo e fundit e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, por më pas dominoi tenistja çeke, që falë përvojës përmbysi shifrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat